E premte, 23 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Tomas N’Kono, portieri kamerunas që Bufoni i vuri emrin të birit në nder të tij

Sot ka ditëlindjen Tomas N’Kono, portieri legjendar i Kamerunit që mbrojti portën e Espanjolit për një kohë të gjatë në Spanjë, skuadër me të cilën luajti dhe një finale të Kupës UEFA.

N’Kono mbërriti tek Espanjoli menjëherë pas Kupës së Botës 1982, një turne ku së bashku me pjesën tjetër të ekipit kombëtar të Kamerunit, pothuajse eliminoi Italinë nga faza e grupeve. Me Espanjolin N’Kono u bë një nga portierët më të mirë në La Liga dhe madje arriti të mbetet i pamposhtur për 496 minuta.

Shfaqjet e tij spektakolare, lëvizjet prej maceje të kombinuara me veshjen e pantallonave të gjata, e bënë atë të bëhet një mit që nuk la indiferent as Gianluigi Buffonin, i cili më vonë deklaroi se ishte frymëzuar nga figura e kamerunasit gjatë fillimeve të tij në rolin e portierit, aq shumë madie saqë i dha njërit prej bijve të tij emrin Tomas.

“Ishte Thomas N’Kono dhe pritjet e tij spektakolare që më bënë të dashurohem me rolin e portierit. Ai shumë shpejt u bë heroi im dhe unë e quaja djalin tim Luis Tomas për nder të tij. Pasi ai lindi N’Kono më telefonoi për të më uruar .” (Gianluigi Buffon)

Me Kamerunin N’Kono luajti 112 ndeshje, duke garuar në Kupat e Botës 1982 dhe 1990 si titullar, ndërsa ai u thirr gjithashtu në 1994-ën, megjithëse nuk luajti. Ai u largua nga Espanjoli në 1990-ën pas 241 ndeshjeve në La Liga dhe 31 në Segunda dhe është ende lojtari i dytë i huaj për ndeshjet e luajtura në klub, pas Pochettinos së Argjentinës.

N’Kono u votua “portieri afrikan i dytë i shekullit” më i mirë, pas bashkatdhetarit Joseph-Antoine Bell, një gardian i talentuar që për vite me radhë luftoi për pozicionin e tij të titullarit tek Kameruni. Bell pagoi për ideologjitë dhe aktivizmin e tij politik, diçka që regjimit nuk i pëlqente dhe shpesh nuk e aktivizonin për këto arsye, si në rastin e Kupës së Botës 1990. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...