E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Tokio 2020/ Tenisti australian tërhiqet nga Lojërat Olimpike pa tifozë në arena

Australiani kontrovers i tenisit Nick Kyrgios u tërhoq nga Lojërat Olimpike të Tokios, duke rrëfyer që nuk ishte i motivuar të luante në arena boshe për shkak të koronavirusit. Kyrgios tregoi se kishte probleme të vogla shëndetësore për të cilat do të punonte teksa pushonte larg Lojërave Olimpike.

26-vjeçari shkroi në Twitter: “Është një vendim që nuk e mora me lehtësi. Ka qenë ëndrra ime të përfaqësoja Australinë në Lojërat Olimpike dhe e di që mund të mos e kem kurrë më këtë mundësi. Por unë gjithashtu e njoh veten. Mendimi i të luajturit në stadiume bosh nuk është për mua. Nuk ka qenë kurrë.”

Organizatorët e Lojërave Olimpike kanë ndaluar të gjithë tifozët nga Lojërat, të cilat fillojnë në 23 korrik, mes gjendjes së jashtëzakonshme të vazhdueshme në Tokio për shkak të pandemisë.

Lexo edhe :   Tokio/ Hapen Lojërat Olimpike, 11 mijë atletë deri në 8 gusht

Kyrgios shtoi:“Unë gjithashtu nuk do të doja të zija vendin e një atleti të shëndetshëm australian, të gatshëm për të përfaqësuar vendin. Gjithashtu do të marr gjithë kohën që më duhet për të marrë formën e duhur.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...