E premte, 23 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Tokio 2020/ Ja me cilët atletë shkojnë Shqipëria dhe Kosova në Lojërat Olimpike

Shqipëria do përfaqësohet me 9 sportistë në Lojërat Olimpike qe nisin në 23 korrik deri në 8 gusht dhe do mbahen në Tokio.
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj në atletikë, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj në peshëngritje, Matvei Petrov në gjimnastikë, Manuela Delilaj në qitje, Indrit Cullhaj në xhudo, si dhe Nikol Merizaj e Kledi Kadiu në not.
Teksa disa prej tyre po përgatiten në Shqipëri, qitësja Manuela Delilaj po përgatitet në Zvicër ndërsa notari durrsak Kledi Kadiu po e përgatit veten në Shtetet e Bashkuara.
Shpresat më të mundshme për medalje janë në peshëngritje me Briken Caljan apo në gjimnastikë me rusin Matvei Petrov. Ky i fundit ka marrë nënshtetësi shqiptare dhe madje e shpalli Shqipërinë kampione bote në këtë disiplinë pak muaj më parë.
Kosova

Ekipi olimpik i xhudos është nisur sot drejt Tokios së Japonisë, ku prej 23 korrik – 8 gusht 2021 do të mbahen Lojërat Olimpike Tokio 2020. Ekipi olimpik përbëhet prej 11 sportistëve. Pjesa tjetër e ekipit olimpik udhëton prej 19 korrikut.

Xhudistët të prirë nga trajneri Driton Kuka, do të vendosen fillimisht në Komunën e Sanjos, ku do të zhvillojnë përgatitje, para se të transferohen më 21 korrik në fshatin olimpik në Tokio.

Bëhet fjalë për pesë xhudistët: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka. Të pesë xhudistët janë kualifikuar me normë olimpike.

Lexo edhe :   Kurti për mediat greke: Pres njohjen e Kosovës nga Greqia

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...