Duket se lëkundjet e tërmetit nuk kanë të ndalur. Dy lëkundje janë ndjerë në Gjirokastër në orët e para të ditës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton se ka regjistruar dy lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit të sotëm. Magnituda ka qenë e ulët dhe nuk ka asnjë raportim për dëme, apo panik të shkaktuar.
Lëkundja e parë për datën 7 shkurt është regjistruar në orën 05:39, me epiqendër 10 km në Perëndim të Gjirokastrës dhe me magnitudë 2.7.
Pas saj, një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 06:14, në të njëjtën epiqendër dhe me magnitudë 2.6.