E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Tkurret tregu i sigurimeve, aktivet në rënie vjetore me 2%

Aktivet e tregut të sigurimeve pësuan rënie në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), totali i aktiveve të tregut në fund të muajit mars ra në 38.4 miliardë lekë, 1.1% më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Tregu rezulton në rënie edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një tkurrje të totalit të aktiveve prej 2%. Kjo tregon se pandemia e ka ndikuar negativisht tregun e sigurimeve. Ky efekt, vitin e kaluar ishte i prekshëm edhe në ecurinë e primeve të shkruara bruto, që pësuan rënie me rreth 6%. Këtë vit, ecuria e të ardhurave nga primet është përmirësuar dhe deri në fund të majit, ato paraqiteshin në rritje dyshifrore. Megjithatë, të paktën deri në fund të tremujorit të parë, madhësia e përgjithshme e tregut ka vazhduar të tkurret.

Sipas elementeve kryesorë që përbëjnë strukturën e aktiveve të tregut të sigurimeve, ndikimin kryesor në rënien e totalit të tyre gjatë tremujorit I 2021 e ka dhënë rënia e pjesës së risiguruesve në provigjionet teknike. Pjesa e tyre ka rënë në 4.98 miliardë lekë, nga 5.34 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Rënie të theksuar kanë pësuar provigjionet e dëmeve të risiguruesve, që ranë në 3.6 miliardë lekë, nga 4.1 miliardë lekë në fund të vitit 2020. Kjo tregon se kompanitë e sigurimeve kanë ulur përgjegjësitë e transferuara tek risiguruesit, çka është përkthyer edhe në një vlerë më të ulët provigjionesh të mbajtur nga këta të fundit.

Rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit ka pësuar edhe totali i investimeve financiare të kompanive të sigurimit, që në fund të marsit ra në 16.54 miliardë lekë, nga 16.64 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Investimet financiare të kompanive të sigurimit konsistojnë në pjesën dërrmuese në depozita, që përbëjnë mbi 70% të tyre.

Megjithatë, vlera e depozitave ka pësuar rënie në tremujorin e parë, me 3%, ndërsa paralelisht janë rritur investimet në letra me vlerë, që në pjesën dërrmuese janë emetime të qeverisë shqiptare. Letrat me vlerë të mbajtura në maturim dhe të vlefshme për shitje në fund të marsit 2021 arritën vlerën e 4.4 miliardë lekëve, në rritje me 6.3% që nga fillimi i vitit. Në kushtet e normave shumë të ulëta të interesit për depozitat, edhe kompanitë e sigurimeve po e rrisin vlerën e investimeve në tituj, për të siguruar më shumë përfitime nga fondet e lira.

Në rritje rezultoi zëri i aktiveve që përfshin llogaritë e arkëtueshme tregtare, që në fund të marsit arritën vlerën e 3.65 miliardë lekëve, në rritje me 2.2% që nga fillimi i vitit/Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...