Arrestohet Drejtori i Sigurisë së Portit të Shëngjinit, Agostin Gjini. Mësohet se ndaj tij rëndon akuza për ”Tjetërsim pronash”, dhe se hetimet kanë nisur 6 muaj më parë.
Dyshohet se Gjini, gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në ish-komunën Shëngjin, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit.
Ai ka tjetërsuar sipërfaqen e tokës nga lloji i pasurisë rërë, në arë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe përfituesi i tokës, shtetasi S.U.
Lajmi u bë i ditur nga edhe ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit, policia po e mban sekret arrestimin e tij, i cili është zhvilluar ditën e djeshme në orën 15:00.
”Arrestohet ne flagrance miku i Edvinit dhe Pirinit, Agostin Gjini. Policia mban sekret arrestimin. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb. Pershendetje Z. Berisha ! Eshte arrestuar dje ne ora 3 mazdite ne lezhe Drejtori siguris Portit te Shengjinit nga Krimi ekonomik per shperdorim detyre dhe asgje seshte bere publike per te nga mediat . Mos ndikon kjo direkt per arsye fushate ? Mos prishje figures itelektuale te drejtorave te Rilindjes ?! Postoje ju lutem quhet Agustin Gjini lart ke dhe profilin e tij qe ta kam derguar . Eshte mik i ngusht i Edvinit dhe Pirinit!”, shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook.