E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Tjetër zbulim gjigand në Botsvana, gjendet diamanti 1,174 karat (Video)

Një diamant i madh 1,174 karat është zbuluar në Botsvana, ka thënë një kompani minierash, diamanti i dytë masiv që është gjetur në vend brenda disa javësh. Diamanti i rrallë u gjet në minierën Karowe muajin e kaluar dhe iu paraqit qeverisë në një ceremoni të mërkurën, shkruan CNN.

“Një nga diamantët më të mëdhenj në botë është zbuluar në Botsvana. Është diamanti i tretë me më shumë se 1.000 karat i gjetur në vend, dhe tani do të jetë pjesë e “koleksioneve të vlefshme te diamanteve me shkëlqim”, tha firma kanadeze e minierave Lucara Diamond në një njoftim për shtyp.

Diamanti 1,174 karat i gjetur në Botsvana
                                            Diamanti 1,174 karat i gjetur në Botsvana

Diamanti është më i madh se një gur 1,098 karat i gjetur gjithashtu në Botsvana në qershor, i cili besohej të ishte diamanti i tretë më i madh në botë. Në vitin 2019, firma zbuloi atë që besohet të jetë diamanti i dytë më i madh në histori – një gur marramendës 1,758 karat – në minierën Karoëe.

Aktualisht, diamanti më i madh i regjistruar ndonjëherë është Diamanti Cullinan 3,106 karat, i gjetur në Afrikën e Jugut në 1905. Më pas Cullinan u pre në gurë më të vegjël, disa prej të cilëve formojnë pjesë të bizhuterive të kurorës së familjes mbretërore britanike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po...