E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Tivar/Policia ngrihet në këmbë, 1 person do shpërthejë eksplozivin afër 1 banke

Në Tivar në Mal të Zi policia është ngritur në këmbë, pasi një person kërcënon se do të shpërthejë një sasi të madhe eksplozivi, pasi e ka vendosur në një mjet. Zëdhënësi i Prokurorisë së Tivarit tha se vendi i ngjarjes është zbrazur, dhe nuk ka rrezik për qytetarët.

Një person pretendon se është i armatosur me eksploziv, dhe akuzon bankën se ka vjedhur para nga punëtorët. Policia ka evakuuar banorët e shtëpive aty pranë, dhe ka rrethuar zonën përreth bankës NLB.

Autori, i identifikuar nga mediat në Mal të Zi si një banor vendas i quajtur Edin B., pretendoi se kishte vendosur mjete shpërthyese. Ai mbërriti në bankë herët në mëngjes, ku dhe urdhëroi të gjithë punonjësit të dilnin, sipas raportimeve.

Burri vendosi shënime të mëdha në dritaren e degës së bankës, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes. Aty lexohej: “Kthejini paratë që keni vjedhur nga punonjësit e Primorska”, me sa duket duke iu referuar një kompanie lokale.

Në një video 25-minutësh të postuar në internet, ai tregoi pajisjet e tij të supozuara të improvizuara shpërthyese, dhe tha se do të ruante pengjet derisa borxhi i supozuar të shlyhej me interes.

Ai gjithashtu shfaqi atë që dukej të ishte një arsenal i tërë, duke përfshirë një armë zjarri, kokteje molotov, bombola gaz lotsjellës, një maskë gazi.

Policia e Malit të Zi thuhet se po negocion me burrin. Ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviç u tha mediave se situata ishte “e ndërlikuar”.

Burimi i lajmit: RT. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...