E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

“Titujt akademikë”, Vasili këshillon Ramën: Mësoni shqipen

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e qeverisë për të verifikuar titujt shkencorë.

Vasili shprehet se, sipas tij “qeveria e analfabetëve” dëshiron të ndajë titujt shkencorë ashtu siç shpërndan koncesionet dhe tenderat në qeveri.

Ndërsa shton se edhe në sistemin komunist nuk ka ndodhur diçka e tillë.

“Qeveria e analfabetëve, që as shqipen e ministrave të vet nuk qeveris dot, do të ndajë shkencëtaret nga jo shkencëtarët, do të ndaje të diturit nga të paditurit, do të ndajë dijetarët nga gënjeshtarët”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Ua ua qeveria e analfabeteve do te verifikoje titujt shkencore ?!

Kryeministri perballe pedagogeve,me kurajon e marrë qe vjen vetem prej padijes se thelle,mbushi bulçite dhe me plot gojen tha:

“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar.”

Qeveria e analfabeteve, qe as shqipen e ministrave te vet nuk qeveris dot, do te ndaje shkencetaret nga jo shkencetaret,do te ndaje te diturit nga te paditurit, do te ndaje dijetaret nga genjeshtaret.

Gjëmë e padegjuar kjo.

Sic ndajne koncesionet dhe tenderat me qeveri ashtu duan te ndajne edhe titujt shkencore.

Edhe ne kohen e partise punes nje budallallek i tille nuk ndodhi kurre, bile ishte e kunderta dhe shteti e partia nuk hyne deri aty.

Reforma me mire qe mund te beje qeveria eshte te fuse ne kurs vehten per te mesuar shqipen, qe e flasin si kemishe e veshur mbrapsht dhe e dyta te mesojne fare pak logjike aq sa niveli i shkolles fillore, se me shume nuk mbajne.

Lexo edhe :   "Njeriu njihet kur ceket interesi personal", Basha flet për Berishën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FMN: Shqipëria me varfërinë më të madhe në rajon

Pandemia dhe tërmeti rritën varfërinë në Shqipëri, ndërsa ajo vijon të jetë më e larta në rajon. Në Shqipëri, në vitin 2020, që përkon...

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...