Policia e Shtetit ka përfunduar me sukses një operacion antidroge në Tiranë natën e mbrëmshme. Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar dy persona te stadium “Dinamo”. Gjatë kontrollit atyre u janë kapur në flagrancë 4 kg heroinë dhe një pistoletë.
Aksioni është zhvilluar nga forcat e Komisariatit nr.6 në kryeqytetet dhe personat e arrestuar janë Klajdi Balla 28 vjeç dhe Donaldo Llupo 18 vjeç, të dy nga Berati, raporton Ballkanweb.
Mësohet se policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Policia e Shtetit kundër Gjykatës:Dje u liruan “kokat” e një grupi të rrezikshëm