Tiranë/ Mjeti shpërthen në flakë, policia nxjerr dyshimet e para

Një mjet ka shpërthyer në flakë në rrugën “Dritan Hoxha”, në Tiranë. Burimet nga policia njoftojnë se makina ka qenë në lëvizje kur ka marrë zjarr, dhe shkak mund të jetë bërë një difekt teknik.

Mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet E.S., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga ana e policisë vijojnë hetimet, për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Më datë 24.12.2020, rreth orës 07:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet si pasojë i një difekti teknik ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit E.S, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.