E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Tiranë: Liria e medias dhe sigurisë së gazetarëve nga Rrjeti Safe Journalists

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor publikoi sot në Tiranë raportin me Treguesit mbi nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Shqipëri për vitin 2020.

Në raport thuhet se liria e shprehjes, medias dhe informimit, që përmendet në Kushtetutë, nuk zbatohet plotësisht në praktikë, por ka shenja të përkeqësimit të lirisë së shtypit.

“Qeveria shqiptare u përpoq të sjellë ndryshime ligjore, që konsiderohen si shkelje të lirisë së shprehjes dhe të medias”, – thotë Blerjana Bino, autore e studimit dhe përfaqësuese e Rrjetit Safe Journalists në Shqipëri.

Në raport theksohet po ashtu se Pandemia Covid19 u përdor nga autoritetet si një justifikim për mungesën e transparencës, dhe vonesat në informim, duke kufizuar hapësirën e punës së gazetarëve investigativë e kritikë, dhe duke vështirësuar mbulimin e ngjarjeve.

Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa thotë se, krahas shumë vështirësive, “pengesa më e madhe që ndeshin sot gazetarët në Shqipëri është mungesa e transparencës së institucioneve dhe mosgjetja e dokumentacionit”.

Raporti shton që gazetarët në terren pohojnë se ndihen të pambrojtur nga kërcënimet fizike, ndërsa gazetarët investigativë pohojnë se kanë frikë nga proceset gjyqësore, që nisen prej aktorëve të prekur nga puna e tyre.

Shqetësimet për sigurinë e gazetarëve u rritën në vitin 2020, me kërcënime kundër jetës dhe sigurisë fizike e jofizike të tyre, sulme faktike, kërcënime për vrasje dhe sulme ndaj institucioneve të medias, organizatave, mediave dhe shoqatave të gazetarëve.

Në raport theksohet se zyrtarët i dënojnë sulmet ndaj gazetarëve si shkelje e lirisë së shprehjes, por agjencitë e zbatimit të ligjit duhet t’i hetojnë deri në fund këto sulme.

Sipas raportit, në proceset gjyqësore gazetarëve shpesh nuk u sigurohet avokat nga media ku punojnë, gjyqet janë shumë të shtrenjta dhe të stërgjatura, gjë që i pengon në punë, dhe së treti janë proceset e ashpra të tipit slap, një strategji e kompanive nën hetim për të bllokuar gazetarët investigativë.

Lexo edhe :   Pagesat e deputetëve për qershorin, kryeson ish-zv. ministrja e PS-së

Safe Journalists thekson se, në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare, në Shqipëri shpifja konsiderohet kundërvajtje penale. Në vitin 2020 janë regjistruar 12 procese gjyqësore kundër gazetarëve, kryesisht për shpifje.

Në disa raste është kërcënuar pavarësia e punës së gazetarëve përmes rritjes së numrit të proceseve gjyqësore kundër tyre, veçanërisht kundër gazetarëve investigativë.

Lexo edhe :   5% e vendeve të reja të punës kërkojnë arsim të lartë

Në raport thuhet se pavarësia editoriale ndikohet nga lidhjet e ngushta mes mediave, politikës dhe bizneseve, ndërsa vetëcensurimi është i pranishëm.

Rrjeti Safe Journalists në Ballkanin perëndimor nxit autoritetet të rritin transparencën dhe sigurinë e gazetarëve ne punë, e nga ana tjetër ftoi mediat shqiptare të forcojnë mekanizmat vetërregullues në komunitetin e tyre, si ngritja e Aleancës Shqiptare për Media Etike.

Rrjeti Safe Journalists e harton sivjet për herë të parë këtë raport për Shqipërinë dhe Kroacinë, ndërsa për disa shtete të tjera në rajon ka 6 vjet që raporton.

Raporti studion mbrojtjen ligjore për gazetarët, pozicionin e tyre në redaksinë e lajmeve dhe sigurinë e gazetarëve.

Liria e medias në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2020, kur ajo humbi dy vende dhe u rendit e 84-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...