Aktualitet

Tiranë/ Digjen tri makina në një garazh, policia tregon dyshimet e para


               Publikuar në : 09:34 - 03/12/19 M P

Tre makina janë djegur mëngjesin e sotëm në zonën e Yzberishtit. Makinat kanë qenë të parkuara në një garazh në rrugën 3 Dëshmorët. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Flakët  dhe tymi kanë vënë në panik banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse. Për shuarjen e tyre janë angazhuar tri zjarrfikëse.

‘Pika e 3 qamet’. Rama i përgjigjet Bashës për 3 propozimet e djeshme

Pas shuarjes së tyre, policia ka filluar veprimet në terren. Fillimisht janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Burime nga policia tregojnë se dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT