Në orët e para të ditës, një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët, në zonën e njohur si “Astiri”, në kryeqytet.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale, si pasojë e ndonjë defekti të mundshëm në mjet.
Uniformat blu, pasi janë sinjalizuar për këtë rast, kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.