Tiranë, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. Xh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit” ;

K. B., 29 vjeç, pasi sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues A. D., dhe pasagjer shtetasit K. B dhe  K. H. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K.B., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasit A. D dhe K. H., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. Sh., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

L. G., 53 vjeç dhe Xh. K., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse  në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Lexo edhe :   Tentoi të vrasë 5 persona në xhami, 34-vjeçari ishte në kërkim policor (Detaje)

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.