Një apartament është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi, duke rrezikuar dhe jetën e familjarëve.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kavajës në kryeqytet. Ndërhyrja e zjarrfikses ka bërë të mundur shurajen e flakëve, megjithatë dëmet materiale janë të shumta.
”Me datë 08.02.2021, rreth orës 12:40, në rrugën e Kavajës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka problem për banorët. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit’’, informon policia.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.