Nesër, disa zona në Tiranë nuk do të kenë drita. Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 22 nëntor, do të stakohet energjia elektrike në disa zona, nga ora 09:00-15:00.
“Pjesërisht “Rruga e Dibrës”, “Rruga e Barrikadave”, rruga “Zenel Baboci” rruga “Abdulla Keta”, Kashar, Yrshek, “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”, thuhet në njoftim.