Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka kërkuar protestuesve që të shmangin aktet vandale, pasi kryeqyteti nuk harron.
Pas protestës së sotme, ajo që mbeti pas ishin pemë të thyera, pllaka trotuari të hequra për të goditur kryeministrinë dhe punonjësit e policisë, dhe një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës.
Përmes një statusi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj falënderoi qytetarët e Tiranës që u distancuan nga dhuna. Duke kërkuar ndalimin e vandalizimit të qytetit nga protestuesit e dhunshëm, Veliaj siguroi se do të rikuperohet çdo dëmtim i bërë qytetit.
Po pse o pse? 🤦🏻♂️
Ca ju beri pema, lulja, bulevardi, arti, pastertia, e bukura, e mira? 🙄
Do t'i rikuperojme ne kohe rekord, por Tirana nuk harron – s'ka me kthim pas tek huri e druri! Mirenjohje kryeqytetit qe u distancua nga ekskursioni i dhunes! 👍🇦🇱#MosVandalizoTiranen 🚯 pic.twitter.com/YLvaqDSR32
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 16, 2019
“Po pse o pse? Ca ju beri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira? Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës! #MosVandalizoTiranën “, shkroi Veliaj.
Si ishte, si eshte! 🙌
Tirana serish xixe ✨pas ekskursionit te dhunes ♻️
Por, jo cdo e keqe vjen per keq – 💯 dite para zgjedhjeve, na kujtoi si dukej Tirana 4 vjet qeverisje nga ai qe sot e do pushtetin afrofe, por per 4 vjet e la Tiranen 😷 zhul ku s'punonte as ⏰ sahati 🤦🏻♂️ pic.twitter.com/sUThG2fehJ
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 16, 2019