Ndotja e ajrit është një rrezik i madh për shëndetin e njerëzve, kafshëve, bimëve por edhe mjedisin, ne fatkeqësisht e injorojmë.
Ambientalisti Sazan Guri në një intervistë televizive është shprehur se Tirana është qytet i pabanueshëm, duke theksuar se ka dendësinë më të madhe në Hong Kong.
Mes të tjerash ai theksoi se Tirana duhet të ketë ventilator dhe korridor ekologjikë.
“Tirana për mua është qytet i pabanueshëm, sepse ka dendësinë më të madhe se Hong Kongu. Tirana nuk ka gjelbërimin e duhur. Kam të drejtën për të jetuar shëndetshëm. Unë dua që Tirana, të ketë ventilator ekologjikë, të ketë korridor ekologjikë, të ketë kondicioner natyror. Tirana nuk e ka këtë gjë. Në studimet tona janë përcaktuar korridoret ekologjike. Janë përcaktaur sheshet ku do ishin oaze ekologjike”-tha ai.