Shqipëria

Tirana, 3 ditë pa drita. Zonat problematike dhe oraret


               Publikuar në : 18:13 - 21/10/19 M. S

OSHEE ka njoftuar qytetarët se në datat 22 deri më 24 tetor, do të ketë ndërprerje të energjisë në kryeqytet.

Sipas njoftimit të OSHEE në ‘Facebook’, stakimi i energjisë do të vijë për shkak të rikonstruksionit në kabinat elektrike.

OSHEE tregon zonat në Tiranë, dhe oraret kur energjia do të mungojë.

Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim datat 22-24 Tetor

22 tetor
10:00-14:00
Subjekti Dolce Vita në Marikaj, rruga “Ibrahim Kazazi”, “Rruga e Dibrës”, rruga “Ibrahim Buzhiqi”

22 tetor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Ali Demi”, “Zonja Curre”, “Mihal Grameno”, “Petro Nini Luarasi”, “Vath Koreshi”, “Hysen Zhura”

23-24 tetor
09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Hysen Zhura”, “Ali Demi”, “Zonja Curre”

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT