OSHEE njofton të gjithë abonentët e Tiranës, se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Mësohet se për shkak të punimeve të planifikuara në nst Qafë Mollë, në datat 10-12 dhe 14 shtator do të stakohet energjia në nst Qafë Mollë, për përmirësimin e cilësisë së furninzimit.
“Orari i punimeve do të jetë 09:00-13:00.
10 shtator, pa energji: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje
11 shtator, pa energji: Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Vërri
12 dhe 14 shtator pa energji elektrike këto zona në Tiranë: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmeri, Dom, Fag, Derje”.