E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Tifozi i Anglisë që parashikoi saktësisht Italinë fituese!

Ish-futbollisti i Tiranës, Blerti Hajdari ka gjetur rezultatin e saktë të finales, Angli-Itali, disa orë para se ‘Azurrët’ të fitonin trofeun. Që në fillim të Kampionatit Europian, pasi bëri analizën e gjithë ekipeve (Top Channel, “Arena”), ish-futbollisti parashikoi një finale Itali-Angli!

I ftuar në emisionin “Jashtë Loje”, ish-futbollisti i Tiranës ka theksuar se rezultati final i ndeshjes do të ishte 1 me 1 dhe se ndeshja do shkonte me kohë shtesë. Parashikimin e tij, Blerti Hajdari e ka ndarë nga tifozllëku, teksa tha se “ndeshjen me penallti, fatkeqësisht e fiton Italia”.

Kush është Blerti Hajdari?

Blerti Hajdari ka qenë futbollist i klubit të Tiranës në sezonin 2008-2009, ku u shpall dhe kampion i Shqipërisë.

Hajdari ka nisur të luajë futboll që në moshën 11 vjeçare pranë ekipeve zinxhir të Futboll Klub Partizanit. Ai ka luajtur njëkohësisht me ekipet kombëtare të moshave.

Kur ishte 17 vjeç, si pasojë e rënies së Partizanit në Kategorinë e Dytë, Blerti Hajdari kaloi tek ekipi i parë i FK Tiranës. Në sezonin 2008-2009, Tirana doli kampione, falë dhe 5 golave të shënuar nga Hajdari, në ato pak ndeshje që u aktivizua.

Në vitet 2006-2009, Hajdari mbaroi studimet në Fakultetin Juridik ( Bachelor) shtetëror të Tiranës. Në 2010, ai shkoi në Amerike, ku ka luajtur futboll me ekipin e Universitetit dhe ku ka kryer Masterin dhe Doktoraturën në fushën e Drejtësisë Kriminale në Universitetin (Criminal Justice ne Fairleigh Dickinson University).

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po...