E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

T’ia ndalosh Kurtit të kandidojë, si t’ia vrasësh rinisë së Kosovës shpresën

Nga: Kim Mehmeti

Kosova është përballë zgjedhjeve të reja parlamentare. Dhe Kosova që tani e dinë se kush do i fitojë këto zgjedhje, por nuk e dinë se a do i lejohet të kandidojë për deputet kryetarit të partisë që pritet t’i fitojë zgjedhjet – atij të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkohë nuk është ndonjë sekret se në Kosova ka qarqe politike që kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje do e dëbonin nga vendi, e jo më t’ia ndalojnë të merret me politikë. Siç ka edhe të atillë që nuk e kuptojnë se t’ia ndalosh kryetarit të VV të kandidojë për deputet, është thuajse njësoj sikur rinisë shqiptare të Kosovës t’ia vrasësh shpresën.

Sidoqoftë nëpërmjet zgjedhjeve të ardhshme parlamentare kosovarët kanë mundësi ta ritheksojnë edhe më zëshëm atë që e thanë në zgjedhjet e shkuara parlamentare: se duan një Kosovë ndryshe, se duan shtet që nuk do u shërbejë pushtetarëve por popullit.

Pra ta ritheksojnë edhe më bindshëm se ka ardhur koha kur Kosova duhet të çlirohet nga ‘kriminelët e paqes’, të cilët në vend që të ndërtonin shtet, ndërtuan vila e shtëpi të madha për vetveten.

Pastaj zgjedhje e ardhshme parlamentare janë mundësi që rinia kosovare edhe njëherë të tregojë se ishte dhe mbetet lokomotiva e progresit mbarëshqiptarë, se ishte dhe mbeti guximi dhe vrulli i shqiptarisë.

Dhe pa dyshim se kësaj radhe, rinia e Kosovës edhe më bindshëm do u thotë ndalë zhvatësve të vendit me në krye ata të ‘Klanit Pronto’ dhe ‘pleqve’ të LDK-së, të cilët Kosovën e lanë pa rininë e saj.

Përderisa Kosova bëhet gati për zgjedhjet e shKurtit, Shqipëria merret me vizitën e Piktorit në Ankara dhe Athinë. Edhe atë duke harruar se pritja e kryeministrit shqiptar në Turqi ka të bëjë me qëndrimin dashamirës ndaj popullit tonë dhe ka të bëjë me proshqiptarinë e administratës  turke, e jo ndaj Kryeministrit të Shqipërisë.

Duke harruar gjithashtu se miqësia e Turqisë ndaj popullit shqiptar, nuk kushtëzohet nga ajo se cilët janë të zgjedhurit tanë.

Lexo edhe :   Pse preket Franca nga një fjalë?

Sepse sa për pritjen e Piktorit dhe disa burrështetasve shqiptarë, mbase Presidenti i Turqisë nuk do nxirrte rrugëve të Ankarasë as një mushk, e le më aq kuaj të bukur.

Më në fund, ne jemi ata që i zgjedhim burrështetasit tanë, dhe nëpërmjet mikpritjes së tyre,  Ankara zyrtare e shpreh miqësinë e saj ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjë që Turqinë, krahas SHBA-ve, e bën shtetin më proshqiptarë  në botë.

Ndërkohë bota e dinë se ai që nuk mund ta mirëmbajë shtëpinë e vet vetë, nuk mund t’i rregullojë shtëpitë e huaja,

Dhe është naive të besosh se Ankara dhe Athina zyrtare nuk e dinë se Piktori i bëri pikë e pesë shqiptarët, se është nxitës i grindjeve ndërpartiake në vendin e vet, se ai më mirë komunikon me Presidentin e Serbisë se sa me bashkëkombësit e vet që drejtojnë Kosovën dhe se  Kryeministri  i Shqipërisë i de faktorizoi shqiptarët dhe u bë mbulesë për projektet serbe rajonale.

Lexo edhe :   Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Rama në sulmin ndaj BE-së

Por ata dinë edhe diçka më shumë se kaq: se Piktori ndjehet politikanë i madh, po që ka disfatën të jetë burrështetas i një populli të vogël, që nuk dinë ta vlerësojë atë. Dhe duke e ditur këtë, pra duke e ditur se Piktori e ka harruar shtëpinë e vet duke u marr me rregullimin e botës, ata edhe e përdorin atë si njëfarë postieri që Athinës ia transmeton atë që mendon Ankara dhe anasjelltas, e që Piktorin e bënë të ndjehet paqe ndërtues me përmasa globale.

Më në fund shumë nga burrështetasit e popujve të vegjël i dallon nëpërmjet çantave të mëdha. E në të cilat nuk kanë projekte për vendet e veta, por porositë që i shpërndajnë nga një qendër në ndonjë qendër tjerët të botës.

Por sidoqoftë, nuk duhet harrura se edhe të huajt të vlerësojnë nëpërmjet asaj sa e ke rregulluar shtëpinë tënde, sa ke bërë për popullin tënd.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...