E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“T’i lëmë pas llogoret e sherrit politik”, Rama komunikon vendimin e fundit

Kryeministri Rama, ka njoftuar në mesditë një vendim të posaçëm të qeverisë së tij. Ai ka kërkuar për të lënë pas sherret politike, e në të njëjtën kohë ka komunikuar vendimin më të fundit që ka marrë sot qeveria.

Kreu i qeverisë tha se ka ardhur koha për t’i lënë pas ‘llogoret e sherrit politik’, dhe për të hedhur hapa të rëndësishëm përpara. Qeveria ka vendosur të startojë një nismë të re në prag të Vitit të Ri.

Nisma parashikon një pyetësor që do i dërgohet çdo shqiptari, për të zhvilluar një kuvendim popullor për mendimin mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë e shoqërinë.

“Jam këtu sot pas mbledhjes së qeverisë, për një vendim shumë të posaçëm të qeverisë që e ka zanafillën në zotimin për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm në drejtim të të gjithë shqiptarëve pa dallim.

Me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara, nëse e dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin, pa u ndarë në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarje, sherr, konfuzion kundër interesit të familjeve shqiptare. Dhe pikërisht në prag të Vitit të Ri mundësish të reja, vjen dhe kjo nismë e re për këshillimin kombëtar për Shqipërinë.

Me një pyetësor të cilin do u’a vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendi, do t’i japim jetë një kuvendimi popullor ku do të thithim mendimin e tyre për çështje me rëndësi strategjike për vendin, për ekonominë, për shoqërinë.

Është koha për t’i lënë pas llogoret e sherrit politik, dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë në mënyrë që të hedhim hapa të rëndësishëm përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime që kanë rëndësi në marrëdhëniet e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë me jashtë, në ekonominë e shtëpisë sonë, në gjendjen sociale brenda shtëpisë dhe patjetër në përpjekjen jetike të kësaj shtëpie për të thelluar arritjet dhe për të adresuar”.

Lexo edhe :   'Lufta' brenda opozitës, Meta bën lëvizjen urgjente
Lexo edhe :   Batutat e Ramës me të rinjtë: Në chat është alamet pjeshke, por të del kungull

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...