E diel, 24 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

Thoma Gëllçi padit RTSH-në për shkarkimin nga detyra

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, i arrestuar për “abuzimin me tenderin”, për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” ka paditur RTSH-në duke e quajtur shkarkimin e tij nga detyra të padrejtë. Padia është bërë përmes avokatit të tij, Dorjan Matlia, duke renditur 7 kërkesa. RTSH nuk ka hapur garën për drejtues, pasi e ka shkarkuar Gëllçin nga detyra. Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së tha se gjykata duhet të vendosë ti japë pesë paga Gëllçit, që në kohën kur është shkarkuar nga detyra. Sipas tij, përveç demit ekonomik, në këtë pjesë ka edhe dëm moral. Gëllçi kërkon dëmshperblim një milion lekë të reja.

“Pasi u shkarkua do të garonte përsëri, sepse ka pasur një platformë fituese. Ai mendon se është larguar padrejtësisht. Deri në këto memente, gjykata duhet të vendosë ti japë 5 paga Gëllçit që në kohen kur është shkarkuar nga detyra. Përveç demit ekonomik, ka edhe dëm moral. Deri më tani, Gëllçi kërkon dëmshperblim 1 milion lekë të reja”, tha avokati i ish-drejtorit të RTSH-së.

Kërkesat e Thoma Gëllçit:

1-Anulimi i vendimit të shkarkimit si akt i paligjshëm.

2- Detyrimi i palës së paditur të paguajë në favor të paditësit një shpërblim dëmi në masën e pagave mujore që ai do të përfitonte që nga dita kur është liruar nga detyra deri në momentin e fillimit të detyrës së dejtorit të ri të RTSH.

3- Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit pagën e 3 muajve për mosrespektim të afateve të njoftimit për zgjidhjen e  marrëdhëniesve të punës.

4- Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit pagën e 2 muajve për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së marrëdhënies së punës.

5- Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit për pagën e 5 mujve si shpërblim vjetërsie në punë.

6- Detyrim të paaguajë dëmshpërblim me vlerën 100.000 lekë për dëmin moral në formën e cënimit të reputacionit në shkaktuar përmes publikimit të lajmit të shkarkimit nga detyra.

7- Detyrimin e palës së paditur të shpallë të hapur garën për drejtuesin e ri, duke i dhënë mundësinë paditësit të ushtrojë të drejtën e tij për të rikandidaur në detyrën e dejtorit të RTSH.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...