E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Thirrja dëshpëruese e tre jetimëve: Nuk e kemi festuar kurrë ditëlindjen

Më të lexuarat

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

FOTO/ Tirana një “betoniere” e madhe, 10 kulla në ndërtim e sipër

Edhe pse vendi ndodhet në krizë ekonomike për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë Covid-19, Tirana vijon të ketë një bum ndërtimesh. Këtij...

Komiteti Teknik del me vendimin e fundit për universitetet

Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, zbuloi vendimin më të fundit që është marrë për universitetet. Në një konferencë për mediat, ajo tha se mësimi...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Prej 3 muajsh jeta e Rufies dhe tre djemëve të vegjël është përmbysur. Humbja e jetës së bashkëshortit i ka shuar çdo shpresë. Jetojnë në fshatin Gorishov, në Fier në kushte shumë të rënda. Pa përkrahje dhe krejt e vetme, 39-vjeçarja çdo ditë e kalon me frikë. Me frikën se nuk do mundet t’i dhurojë një të nesërme të lumtur fëmijëve të saj.

“Humbja e babait për tre fëmijë është shumë e rëndë. E kërkojnë çdo natë. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkri. E çuam në spital, atje i bënë biopsinë dhe e nxorën me kancer në mushkri. I thoshte djali i vogël, ‘o ba, bëj durim se Zoti do të shërojë ty sepse më ke mua. Por, nuk kishte shërim për të. Më thoshte gjithmonë që të bëhesha e fortë për të rritur çunat. Do mundohem të bëhem e fortë se këta janë tre dhe janë shumë të vegjël. Tu jap ngrohtësi që të rriten, sepse kushte të tjera nuk kam.

Shumë e vështirë është jetesa, borxhe të mëdha kam për të shlyer. E vetmja e ardhur e imja është përkrahja sociale, 57 mijë lekë të vjetra. Më thanë që fëmijët nuk e përfitojnë statusin e jetimit, pasi burri nuk ka pasur sigurime në shtet. Këta janë tre, ku ja dalim dot ne me aq lekë.

Edhe punësim nuk ka, pasi shkova të kërkoja te ish-komuna dhe atje më thanë që nuk kanë vende pune. Por, çfarë do t’i jap unë fëmijëve për të ngrënë derisa të happen vendet e punës. Sa do të na ndihmojnë njerëzit, të gjithë kanë hallet e veta. Pa një punësim e pa të ardhura a mund të mbahet një familje me tre fëmijë të vegjël?!”

Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tjerë, tre djemtë nuk janë duke e shijuar fëmijërinë. Mes dhimbjes për humbjen e babait, i duhet të rriten edhe duke vuajtur për bukën e gojës.

“Ne gjithmonë kemi jetuar në shtëpi shumë të vjetër, me lagështirë. Fëmijët e mi nuk e dinë se çfarë është një shtëpi me të gjitha kushtet normale. Kjo është e pabanushme, shiheni as e suvatuar nuk është.”

Edhe pse janë në moshë shumë të vogël, mendojnë të dalin të punojnë. Për ta nuk ka telefona të fundit dhe as lodra të reja, madje ata asnjëherë nuk kanë pasur një tortë për të festuar ditëlindjen.

Lexo edhe :   Urgjente/ Lindi me tumor në sy, 2-vjeçari rrezikon të humbasë jetën (VIDEO)
Lexo edhe :   Tentoi të vriste me armë 23-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier

“Kur të rritem unë dua të bëhem doktor që të shëroj njerëzit dhe ata të mos jenë të sëmurë. Më shumë në jetë unë dua të mbroj vëllezërit, nënën time dhe veten. Do gjej një punë dhe do shkoj te punoj. Mamin e ndihmoj me punët e shtëpisë, laj, marr pluhurat. Sepse nuk dua që të lodhet sepse ajo ka shumë punë,” rrëfen me lot në sy Asqeriu djali i madh, i cili është vetëm 12 vjeç.

“Më ndihmon edhe për të prashitur ato pak gjëra që kemi mbjell. Merr kazmën, edhe punon me mua. I marr të tre dhe shkojmë që punojmë atje në arë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Të vegjël janë por jemi në një gjendje shumë të vështirë dhe nuk kemi të ardhura të tjera. Ata duhet të luajnë si gjithë shokët, por janë të detyruar të punojnë në mënyrë që të hamë diçka.

Të dy djemtë e mëdhenj e kanë ditëlindjen tani në maj, por nuk mund t’i blej as tortë dhe as dhuratë. Shohin në televizor dhe më pyesin nëse do i blej këtë vit tortë. Çfarë t’i them, nuk kam me çfarë t’ia blej.”

Edhe pse Asqeriu, Fjori dhe Alesio janë në moshën më të bukur, ku shijojnë pafajësinë e fëmijërisë, rritja po kthehet në sfidë për ta. Nuk janë duke përjetuar asnjë ditë të lumtur dhe kanë pak shpresë se jeta do i sjellë një të nesërme të bukur.

“Nuk e kam festuar asnjëherë ditëlindjen, të gjitha ditët janë njësoj. Nuk është se ka ditë më të lumtura apo të gëzuara se të tjerat.”.

Rasti është publikuar nga “Fundjavë Ndryshe“, të cilët bëjnë thirrje për t’i ardhur në ndihmë tre djemëve jetim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uzuni nuk ia del të ndalë Ronaldon, PSG, Lacio dhe Dortmund bëjnë detyrën

Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, ishte pranë një barazimi historik ndaj Juventusit në Torino, por...

Në gjendje të rëndë prej 2 ditësh, Covid-19 i merr jetën mjekut nga Dibra

Humbje e rëndë për qytetarët dibranët, të cilët kanë shprehur trishtim të madh, pasi mësuan ndarjen nga jeta të mjekut, Ibrahim Kaziu. I ndjeri, 68...

Avokati i Gykatës Speciale: Procesi gjyqësor në Hagë mund të zgjasë 10 vjet

Avokati i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj është shprehur se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të zgjasë deri në 10 vjet. Në një intervistë që...

Dritë jeshile për Francën/ Macron: Më e keqja e valës së dytë kaloi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se më e keqja e pandemisë së koronavirusit ka mbaruar. Në një deklaratë për mediat, ai ashtë shprehur...

Kryemadhi: E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka pranuar për herë të parë se ka kaluar Covid-19. E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se në momentin...