Kreu i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli dhe disa anëtarë të Kryesisë janë thirrur nga prokuroria në lidhje me ngjarjet e ndodhura para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Në 18 qershor të vitit 2019, disa militantë demokratë dogjën disa materiale zgjedhore të vendosura në shkollën “Shejnaze Juka”, pas një proteste të zhvilluar në Shkodër.
Pas asaj proteste ku u dogjën materialet zgjedhore, policia arrestoi disa persona mes të cilëve edhe eksponentë politik dhe procedoi penalisht në gjendje të lirë disa të tjerë.
Kjo dosje edhe pse ka prej më shumë se një viti e gjysmë në prokurorinë e Shkodrës mesa duket nuk është mbyllur ende, edhe pse tashmë të gjithë ata që u arrestuan ato ditë janë liruar por dosja ka mbetur ende e hapur.
Kryedemokrati i Shkodrës Xhevdet Amuli pretendon se kjo është një formë presioni para zgjedhjeve të 25 prillit, ndërkohë që në prokurori ka deklaruar se Demokratike ka marrë leje për çdo protestë që ka bërë.