E mërkurë, 8 Prill, 2020
23 C
Tirana

Thellohet skandali/ Publikohen mesazhet e ‘nxehta’ të mësuesit me nxënësen

Lexo edhe ...

Elbasan/ Kërcënoi Drejtorin e Urgjencës, procedohet penalisht 36-vjeçari

Ditën e sotme rreth orës 10:00, në ambientet e Urgjencës të Spitalit në Elbasan një 36-vjeçar ka ofenduar dhe kanosur me fjalë Drejtorin e...

“Brenda 15 prillit paketa do jetë gati”, Rama paralajmëron masa të reja

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja shtrënguese në lidhje me situatën e krijuar në vend nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, Rama...

BE 700 milion € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria përfiton më pak fonde

Sipas Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 700 milion euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër koronavirusit. Përmes një postimi në...

Mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi në Gjermani, bilanci për 24 orët e fundit

Gjermania ka regjistruar 80 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Gjermani ka shkuar...

Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike të Fierit, nuk duket të ketë qenë një rast i izoluar. Agron Bego, i vetëquajturi Zhigolo i liceut, ka patur kolegë e bashkëpunëtorë në bëmat e tij.

Këtë e konfirmuan dëshmitë tronditëse për abuzimet e mësuesit nga rrëfimet ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle. Ata treguan sesi ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve seksuale dhe si e mbronin njëri-tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke u përfshirë edhe bashkarisht në afera seksuale me nxënëset.

Emisioni “Stop” ka zbardhur sonte një tjetër histori me sfond seksual, që është zhvilluar brenda kësaj shkolle mes një tjetër mësuesi, Vasil Niko dhe një nxënëseje në moshë të mitur.

Ka qenë vetë profesori që ka telefonuar gazetarin e “Stop” për të ditur se si vazhdojnë filmimet në lidhje me skandalin në shkollën artistike.

Gazetari: Jo ideja, nuk arrij të kuptoj domethënë telefonatat, që më morët mua…Ku do të dalësh?

Vasil Niko: Unë dua të di…, dua të di…, deri ku arrin domethënë…, çfarë vijon…, çfarë vijon në këtë situatë?

Gazetari: Në qoftë se një njeri është i pastër, nuk do të dijë, se ku vazhdon, ose çfarë filmime kemi ne.

Vasil Niko: Unë nuk pranoj asgjë, që ka ndodhur. Në rregull? Nuk pranoj asgjë nga ato, që thuhen për mua aty. Ky mësues me atë mësues frekuentonin të njëjtën  nxënëse…, tani më tronditët fare.

Gazetari: Nuk e di, kështu janë deklaratat në qoftë se i ke dëgjuar.

Vasil Niko: Unë deklaratat i dëgjova.

Gazetari: Pse pikërisht emri jot dhe jo emri i një profesori tjetër a, nuk e di pse?

Vasil Niko: Nuk e di, nuk e di, nuk di, çfarë të të them.

Gazetari: Po ju keni qenë në dijeni përpara 3 vitesh, kur ish-studentët e kanë përfolur në shkollë ngacmimet, që ju kanë ndodhur vajzave dhe është mbyllur nëpërmjet stafit?

Vasil Niko: Nuk kam patur asnjë dijeni, pasi nuk mund të dëgjoja pëshpërima. Nuk mund të rri të dëgjoj pëshpërimat majtas dhe djathtas.

Gazetari: Nxënësit pohojnë dhe janë shumë, jo pak, që ne e kemi ngritur këtë shqetësim edhe vite më përpara, në praninë e një psikologeje, në mos gaboj me emrin Moza.

Vasil Niko: Nuk e di, nuk e di. Nuk jam në dijeni, pasi këto janë konfidencialitet e tyre. Nuk jam në dijeni, se çfarë ka ndodhur dhe si janë përzier në situata të tilla. Nuk e di.

Sikur të mos mjaftonte historia aspak etike, në mesazhet e publikuara del në pah, sesi mësuesit kishin dijeni për historitë intime të njëri-tjetrit, madje i prezantonin vajza njëri-tjetrit. Në mesazhe del sërish edhe emri i profesor Agron Begos, i vetëquajtur si zhigolo.

Vasil Niko: Nuk të kam menduar asnjë çast si ku*** që do të të q* apo si goca që ka qejf të q***. Që në fillim i thashë vetes se po fillove të ndiesh për X mund të bësh seks.

Vasil Niko: Kam filluar të besoj se është dyfytyrësh Agroni. S’kishte pse ia jepte numrin tënd.

Nxënësja: Unë ia preva muhabetin zemër, nuk më intereson. Por më mërzit për diçka tjetër.

Vasil Niko: Për çfarë?

Nxënësja: Unë e kuptoj tha që je me Vasilin, por do të vijë koha dhe do të njohësh një djalë dhe nuk do të jesh më me të.

Vasil Niko: Dhe ky duhet të jetë X.

Nxënësja: Jo zemër nuk e tha për X, e tha në përgjithësi.

Nxënësja: Ai ka filluar të ketë inat.

Vasil Niko: Le të ketë zemër. Ne do të vazhdojmë jetën tonë si normalisht.

Nxënësja: Nëse ai bën përsëri gabim ke të drejtë t’i flasësh. Nuk dua të grindemi.

Vasil Niko: Mirë o zemër.

Nxënësja: Nëse i thua Agronit, do të fillojë të më bërtasë mua pse i thua Vasilit. Unë do flas vetë me atë nesër.

Vasil Niko: Jam edhe i mërzitur, po ky këtë do që mos të më thuash mua.

Nxënësja: Do të shkosh në të lartën tha dhe do të njohësh djem.

Vasil Niko: Çfarë i duhet atij se kur duhet të ndodhë kjo. Këtij nuk i besohet se çfarë kemi ne. Agroni thjesht donte të të q*** dhe të të shihja si një p***.

Nxënësja: Por duke qenë se unë jam e vogël dhe ti ke një familje atij nuk i besohet dashuria jonë. Nëse ai do e dinte nuk do të prezantonte me mua.

Në mesazhe del edhe emri i një mësueseje tjetër, që e dinte situatën brenda shkollës. Identiteti i saj nuk po publikohet për arsye etike, por “Stop” tregon thelbin e mesazhit për të dëshmuar se të gjithë kishin dijeni për situatën në shkollë.

Vasil Niko: Kjo mendonte se kam shumë dashnore. Ia thashë që të bëj seks duhet ta ndiej femrën. Ty të kam xhan i thashë, por je ***

Nxënësja: Uaaaa u habita. Sa ka që ta ka thënë këtë zemër.

Vasil Niko: Ma trego kë q* këtu më tha. Pak para se të njihja ty. Dhe pastaj u egërsua më tepër.

“Stop” disponon shumë mesazhe të mësuesve me nxënëset, por nuk i bën të gjitha publike për shkak se kanë tejkaluar qasjen seksuale dhe erotike.

Këto janë disa prej mesazheve që qarkullojnë në shkollë dhe që implikojnë shumë personazhe të mësimdhënies atje.

Emisioni “Stop” ka dijeni për shumë persona të përfshirë direkt apo indirekt për përfshirjen në këtë skandal seksual, por do të ruajnë anonimatin e tyre në një çështje që duhet të jetë sfidë e hetimit dhe drejtësisë.

Duket se gjithçka është mbuluar më së miri nga një rrjet nepotizmi, që funksionon në shkollë, ku të gjithë janë familjarë e të afërm me njëri-tjetrin.

Në këtë situatë, ministrja e Arsimit Besa Shahini i është përveshur medias për publikimin e skandalit, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi për atë që ndodh në shkollat tona./tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Elbasan/ Kërcënoi Drejtorin e Urgjencës, procedohet penalisht 36-vjeçari

Ditën e sotme rreth orës 10:00, në ambientet e Urgjencës të Spitalit në Elbasan një 36-vjeçar ka ofenduar dhe kanosur me fjalë Drejtorin e...

“Brenda 15 prillit paketa do jetë gati”, Rama paralajmëron masa të reja

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja shtrënguese në lidhje me situatën e krijuar në vend nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, Rama...

BE 700 milion € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria përfiton më pak fonde

Sipas Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 700 milion euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër koronavirusit. Përmes një postimi në...

Mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi në Gjermani, bilanci për 24 orët e fundit

Gjermania ka regjistruar 80 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Gjermani ka shkuar...

Donnaruma gjithnjë e më larg Milanit, “Djalli”mendon si zëvendësues…

Milan do të ketë problem për të mbajtur në skuadër Gianluigi Donnarumma. Gardiani i kuqezinjve është një emër që qarkullon në çdo merkato, por...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT