E mërkurë, 20 Janar, 2021
0 C
Tirana

Thellohen tensionet SHBA-Kinë, mbyllet konsullata amerikane në Chengdu

Konsullata amerikane në qytetin kinez Chengdu u mbyll zyrtarisht të hënën ndërkohë që marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë rënë në nivelin më të ulët në mbi 40 vjet.

Kina mori nën kontroll mjediset pasi marinsat amerikanë në këtë qytet në jugperëndim të Kinës ulën flamurin amerikan që fluturonte mbi ndërtesë.

Postimet në median sociale të ambasadës amerikane në Pekin dhe postimet Twitter si dhe në gjigandin kinez të komunikimeve Weibo deklaronin se kjo konsullatë kishte avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve që në 1985.

“Sot i lëmë lamtumirën Konsullatës së Përgjithshme në Chengdu. Do ia ndjejmë përgjithmonë mungesën”, thuhej në postim.

Mbyllja kurorëzon shkallëzimin e tensioneve mes dy vendeve, pasi kinezët morën urdhër për mbylljen e konsullatës së tyre në Hjuston dhe punonjësit në këtë konsullatë u panë duke djegur dokumente në oborr. SHBA akuzoi konsullatën se ishte përfshirë në spiunazh dhe vjedhje të pronës intelektuale.

Që nga vendosja e marrëdhënieve zyrtare diplomatike mes dy vendeve, tensionet janë shkallëzuar mbi tema të shumta. Por analistët thonë se mbyllja e konsullatës amerikane të hënën shënon një rënie në pikën më të ulët në historinë moderne. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...