E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i vendosur për të pastruar partinë nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Fillimisht Basha zhvendosi deputetin Oerd Bylykbashi nga Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, dhe më pas shkarkoi deputetin Flamur Noka nga Komisioni i Sigurisë. Këto vendime deri diku ‘surprizë’, erdhën pasi këta deputetë i kanë dalë në krah ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe kanë qenë të pranishëm në “Foltoren” e tij.

Basha nuk është ndalur me spastrimet, duke larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike në Fier deputetin Luan Baçi. Kreu demokrat ka vendosur në krye të degës në Fier, Agron Kapllanajn. Sa i takon vendimit në fjalë, Luan Baçi ka zhvilluar dje një takim me strukturat e PD-së në Fier, dhe ka mohuar se i është njoftuar largimi nga drejtimi i degës.

Pasi ka zhvilluar një mbledhje urgjente me Kryesinë e PD-së në Fier, Baçi tha për mediat se atij nuk i ka shkuar asnjë njoftim zyrtar për shkarkimin.

Ai shprehet po ashtu se ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, ku i është kërkuar dakordësia për komandimin e dikujt tjetër, dakordësi të cilën shprehet se nuk e ka dhënë.

“Nuk kam asnjë lloj njoftimi për shkarkimin apo emërimin e dikujt tjetër. Dje pata një takim me Bashën ku më kërkoi që të jap mbështetjen time për dakordimin, komandimin e dikujt tjetër, pa më dhënë asnjë arsye. I thash nuk jap dakordësi në këtë drejtim, pasi nuk shikoj ndonjë problematikë te dega demokratike e Fierit, një degë që ka dhënë rezultate të mira.

Unë jam i prirur për lëvizje, për mbajtjen e përgjegjësisë dhe jam i hapur që dega e PD-së Fier të bëhet më e mirë, me prurje të reja. Por në një situatë të tillë tollovie në anëtarësi, një veprim i tillë është i nxituar.

Lexo edhe :   Mos i besoni politikanit Sali Berisha?!

Në mëngjes u ndodha para faktit ku mediat jepnin lajmin për shkarkimin tim dhe emërimin e dikujt tjetër. Mblodha Kryesinë për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që kishin. Duhet të ketë ndryshime të kryetarëve e degëve dhe më lart, por ndryshimi duhet të vijë në bazë të statutit, me zgjedhje.

Nuk jam tifoz as me Bashën as me Berishën, PD është një parti që kryetarët ndërrohen ndërsa unë jam me PD-në. Unë jam për respektimin e statutit. Lëvizjet brenda PD-së i bëjnë mirë partisë. Nuk kam marrë pjesë në bërjen e listës së deputetëve.

Lexo edhe :   Mos i besoni politikanit Sali Berisha?!

Mbrëmë më thirri Basha për një takim. Jam kundër procedurës si veprohet dhe si funksionon. Komandimet, emërimet nuk janë asnjëherë rezultative. Unë e mirëpres lënien  e vendit të kryetarit të degës, jam pro lëvizjeve, kam dy mandate si kryetar i degës, ka resurse që dega Fier të ketë kryetar të mirë, por kjo del me votën e Kryesisë jo me emërime bërje qokash.

Ky është problemi. Vendimet e pa mbështetura në statut që nuk marrin miratimin e Kryesisë, na sjellin çrregullime dhe na çojnë në humbje pas humbje. Keqardhje që ne po merremi me veten tonë pas 25 prillit, dhe jo me denoncimin e problemeve në vend. PD ka nevojë për një rithemelim, një ringritje për të qenë të fortë përballë një armiku që ne kemi, Edi Ramës”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...