Dua Lipa ka rrëmbyer mbrëmë çmimin “Best British Single” për bashkëpunimin e saj me Calvin Harris, për hitin “One Kiss”.
Megjithatë, ajo është kritikuar nga The Sun, teksa pretendohet se është sjellë si një diva, duke mbyllur veten në dhomë, në mënyrë që të shmangë fansat e saj.
“Në vend që të festonte, 23-vjeçarja ishte e acaruar pasi iu dha një dhomë ndërrimi pranë të ftuarve të tjerë, të cilët donin ta takonin. Dhoma e veshjes së Duas ishte pikërisht ngjitur me dhomën e bukurisë në prapaskenë që nënkuptonte se shumë persona po shkonin te dhoma e saj për t’i uruar fat. Kjo e ka tërbuar atë, duke bërë që të mbyllë dhomën dhe të heqë emrin e saj, kështu që askush s’do e kuptonte që ndodhej brenda. Njerëzit thonin se ajo sillej si një diva”, shkruan The Sun duke kritikuar kështu shqiptaren për sjelljen e saj.