Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në një intervistë në SYRI TV se do të tërhiqet nga jeta politike. Ai ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për zgjedhjet e ardhshme.
“Unë nuk do jem kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme. Pas disa muajsh, nuk do mendoj se do rikandidohem për president.
Do kem një jetë tjetër. Është e mjaftueshme pas dy dekadash me përgjegjësi politike”, tha ai.
“Unë largohem në rrethana kur vendi është në drejtimin e duhur”, shtoi më tej Thaçi.