Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në Facebook njofton se nesër në orën 20:00, do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë.
“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë!”, ka shkruar ai.
Prokuroria e Posaçme më 24 qershor publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Thaçi më herët ka deklaruar se do të jape dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.