E diel, 2 Gusht, 2020
37 C
Tirana

Thaçi mbërrin në Hagë/ Çfarë tha ai pak para se të nisej

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka arritur në Hagë, aty ku nesër do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Thaçi u nis sot drejt qytetit holandez nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Pak para nisjes ai dha një intervistë, duke treguar se si e sheh përballjen e tij me Gjykatën Speciale.

“Sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UÇK-së që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara dhe unë jam një nga ata që do t’i përgjigjem.

Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore.

E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë sepse ne duhet çdo rrethanë pavarësisht sakrificave që kemi paguar më herët dhe që përballemi edhe sot, besimi në botën perëndimore veçanërisht në aleatët tanë që na ndihmuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me SHBA, NATO-n dhe BE duhet ta kemi të palëkundur dhe në anën tjetër kemi pasur mundësinë o të vazhdojmë me NATO-n, SHBA e BE ose të mbetemi në duart e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo çështje e Dhomave të Specializuara të Bartet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Prandaj më lejoni të theksoj se i kuptoj opinionet kritike për themelimin e Dhomave të Specializuara por vazhdoj të besoj fort dhe fuqishëm ta mbroj vendimin e drejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si vendim të drejtë dhe strategjik. Tash na mbetet të gjithë si bashkëluftëtar dhe institucione të vendit të jemi në krye të obligimeve për stabilitetin institucional për qeverisje të mirë për të shikuar nga e ardhmja ndërsa e ritheksoj se askush nuk do të mund të rishkruaj historinë.

Kosova është viktimë. Në Kosovë kanë ndodhur gjenocid dhe spastrim etnik, por ballafaqohemi me këtë rrethanë të re rrethanën për të paguar çmimin e lirisë”, tha Thaçi për “Top Channel”.

Por kush e udhëheq ekipin e tij mbrojtës?

“Unë nuk kam përcaktuar ende. Do t’i kontribuoj së vërtetës besoj në drejtësi dhe duke i kontribuar të vërtetës mendoj se i kontribuoj edhe drejtësisë. Lufta jonë ka qenë e pastër, e drejtë ka qenë prej lëvizjeve qytetare, të armatosura që si bazament kishte lëvizjen paqësore një prej lëvizjeve më të suksesshme në botë sepse ka zhvilluar një betejë përballë një aparati genocidal të spastrimit etnik e në të njëjtën kohë përballë një regjimi që kishte kryer masakra e genocid si ato në Sebrenicë dhe tutje”, theksoi presidenti.

Intervista e plotë e Thaçit dhënë për Top Channel:

Muhamed Veliu: Zoti president intervistën e fundit bashkë ne e realizuam pak përpara nisjes tuaj për në Shtëpinë e Bardhë por e anuluat atë vizitë. Ja ku jemi prapë sot për një çështje krejt tjetër në rrethana të reja pasi po niseni drejt Hagës për t’u përballur me prokurorin special. Si e prisni këtë përballje?

Presidenti Hashim Thaçi: Është e vërtetë, ne para disa ditësh kur ndodhi njoftimi publik nga dhomat e specializuara për mundësinë e ngritjes të aktakuzës ndaj meje dhe ndaj kryetarit Veseli ka qenë një udhëtim dhe zotim i yni që të shkojmë në Shtëpinë e Bardhë që të punojmë ngushtë me SHBA në mënyrë që të arrimë marrëveshjen e paqes, të mirëkuptimit dhe pajtimit që i hap një perspektivë të sigurt Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.

Prandaj e theksoj atë rrugëtim e prenë apo e ndërprenë por besimin në vlerat e SHBA dhe botën perëndimore nuk mund ta lëkundë askush.

Muhamed Veliu: Më lejoni të ngulmoj në pyetjen si e shikoni përballjen nesër me prokurorin special në Hagë?

Presidenti Hashim Thaçi: Sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-s që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara dhe unë jam një nga ata që do ti përgjigjem. Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore.

E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë sepse ne duhet çdo rrethanë pavarësisht sakrificave që kemi paguar më herët dhe që përballemi edhe sot, besimi në botën perëndimore veçanërisht në aleatët tanë që na ndihmuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me SHBA, NATO-n dhe BE duhet ta kemi të palëkundur dhe në anën tjetër kemi pasur mundësinë o të vazhdojmë me NATO-n, SHBA e BE ose te mbetemi në duart e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo çështje e Dhomave të Specializuara të Bartet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Prandaj më lejoni të theksoj se i kuptoj opinionet kritike për themelimin e Dhomave të Specializuara por vazhdoj të besoj fort dhe fuqishëm ta mbroj vendimin e drejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si vendim të drejtë dhe strategjik. Tash na mbetet të gjithë si bashkëluftëtar dhe institucione të vendit të jemi në krye të obligimeve për stabilitetin institucional për qeverisje të mirë për të shikuar nga e ardhmja ndërsa e ritheksoj se askush nuk do të mund të rishkruaj historinë. Kosova është viktimë. Në Kosovë kanë ndodhur gjenocid dhe spastrim etnik, por ballafaqohemi me këtë rrethanë të re rrethanën për të paguar çmimin e lirisë.

Muhamed Veliu: President kush e udhëheq ekipin tuaj mbrojtës?

Presidenti Hashim Thaçi: Unë nuk kam përcaktuar ende. Do ti kontribuoj së vërtetës besoj në drejtësi dhe duke i kontribuar të vërtetës mendoj se i kontribuoj edhe drejtësisë. Lufta jonë ka qenë e pastër, e drejtë ka qenë prej lëvizjeve qytetare, të armatosura që si bazament kishte lëvizjen paqësore një prej lëvizjeve më të suksesshme në botë sepse ka zhvilluar një betejë përballë një aparati genocidal të spastrimit etnik e në të njëjtën kohë përballë një regjimi që kishte kryer masakra e genocid si ato në Sebrenicë dhe tutje.

Muhamed Veliu: President ju e fituat betejën për çlirimin e Kosovës, sa besim plotë jeni se do ta fitoni edhe këtë betejë me drejtësinë ndërkombëtare?

Presidenti Hashim Thaçi: Mbrojtja më e mirë është drejtësia e luftës që kemi zhvilluar ne e që nuk do të mund ta lëkundë askush. Dua të theksoj se Kosova ka fituar shumë beteja. Edhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë kanë besim të plotë në të vërtetën dhe drejtësi.

Muhamed Veliu: Për të gjithë ata që kanë edhe një fije të hollë dyshimi se Hashim Thaçi është përfshirë në krime lufte, cila është fjala juaj?

Presidenti Hashim Thaçi: Unë e kam theksuar më herët mund të kem bërë gabime politike, mund të kemi bërë lëshime politike. Është e vërtetë që kemi shkelur ligje të sistemit të Sllobodan Milloshevicit dhe për këtë jam shumë krenar si popull dhe si individ. Ndërsa asnjë ligj ndërkombëtar në asnjë rrethanë por ky është çmimi lirisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përshtatja e turizmit: Golemi zëvendëson Turqinë me “all inclusive”

Mungesa e turizmit të organizuar në zonën e Golemit, për shkak të pandemisë, shtroi pikëpyetjen e mbijetesës së shërbimit “all inclusive” që po ofrohej...

SHBA: Rënie masive e prodhimit ekonomik

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara u tkurr me 9.5% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo rënie masive në ekonomi vjen ndërsa...

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada

Artistja dhe producentja shqiptare, Ana Golja është vlerësuar së fundmi me një çmim të rëndësishëm në një festival në Kanada. Përmes një postimi në Instagram,...

Muzikë pas orës 20:00, gjobiten dy administratorë të lokaleve në jug të vendit

Policia bën me dije se ka gjobitur dy administratorë lokalesh në jug të vendit, pasi janë kapur duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës...

Merkato përpara finales, Tirana prezanton zëvendësuesin e Albi Dokës

Albi Doka u largua drejt kampionatit kroat te Gorica dhe Tirana nuk ka humbur kohë për të siguruar një tjetër mbrojtës të djathtë. Pak orë...