Pas kthimit nga intervistimi 4-ditor në Hagë për aktakuzën për 100 krime lufte, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që kalojë një fundjavë në malet e Sharrit.
Ai ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shihet i veshur sportiv pranë një ujvare në malet e Sharrit.
“Në mesditë nëpër ujëvarat e shpatijeve të maleve të Sharrit. HTH”, shkruan ai bashkëngjitur fotos në fjalë.