Kosova

Thaçi: Franca mund të ketë rolin vendimtar në marrëveshjen Kosovë-Serbi


               Publikuar në : 22:48 - 10/11/19 B H

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm njohjes së ndërsjelltë Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tregon se ndodhet në Paris, ku ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.

“Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis  Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi.

Në edicionin e dytë të Forumit të Paqes në Paris, Thaçi në një panel të veçantë do të flasë për sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT