Tetë prokurorët e SPAK do të kryejnë betimin sot para Presidentit; duke i hapur rrugë kështu krijimit të Prokurorisë së Posaçme të Hetimit.
Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda do të pushojnë së funksionuar, me qëllim për t’i lënë vendin Prokurorisë dhe Gjykatës Anti-korrupsion. Ku do të hetojnë dhe gjykojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë, si dhe veprat penale që janë në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
Krahas SPAK do të krijohet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të ketë në përbërje oficerë të policisë gjyqësore të trajnuar jashtë Shqipërisë.
Tetë prokurorët e SPAK:
1-Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
2-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
3-Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
4-Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
5-Elida Celami(Kaçkini), prokurore në Prokurorinë e Tiranës
6-Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
7-Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
8-Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda