E premte, 10 Prill, 2020
19 C
Tirana

Tetë arsye pse nuk duhet të flakni në kosh lëkurën e bananes

loading...

Bananet janë ndër frutat më të shëndetshëm që ne mund të konsumojmë, plot me proteina, fibra, vitamina A,B6 dhe C, potas, magnez, mangan, hekur e të tjera. Ato janë të shpërndara në mënyrë perfekte dhe të lehta për tu përthithur nga organizmi.

Por mos bën një gabim të  madh: Mos i flakni zhapat e bananeve sepse ato kanë veti edhe më të mira shëndetësore se vetë tuli. Ato ndihmojnë sistemin e tretjes, ulin kolesterolin si dhe ndihmojnë në kurimin e rrudhave e problemeve të tjera të lëkurës së fytyrës.

Kështu që rekomandohet që ju ta hani bananen bashkë me lëkurën e saj, por edhe të aplikoni lëkurën e saj për të parë benefitet që sjell. Gjithsesi mos i hidhni lëkurat e bananes derisa të mësoni se sa të vlefshme janë sipas një studimi të bërë kohët e fundit.

1-Lëkura e bananes mund të përdoret me sukses për të lehtësuar dhimbjen bezdisëse të shkaktuar nga pickimi i mushkonjave. Rezultati madje është pothuaj i menjëhershëm, mjaft që vendi i pickimit të fërkohet për pak me pjesën e brendshme të lëkurës.

2- Lëkura e bananes rregullon stomakun dhe sjelljen e zorrëve. Ajo është e pasur me fibra dhe për këtë shkak konsumi sjell një ndjenjë komforti të aparatit tretës madje rregullon edhe daljen jashtë, apo thënë ndryshe ju dikton shkuarje të rregullta në banjë për nevojat personale.

3-Nëse do e konsumoni lëkura e bananes do ju zbardhë dhëmbët. Duket e pabesueshme, porse prania me shumicë e kaliumit e bën të mundur një veti të tillë të rrallë. Për të arritur një rezultat të dukshëm, mjafton që me anën e brendshme të lëkurës së bananes të fërkoni dhëmbët për të paktën 2 javë.

4-Është provuar se lëkura e bananes ndihmon lëkurën e fytyrës. Ajo përmban shumë antioksidantë që ndihmojnë lëkurën. Mjafton që me anën e brendshme të lëkurës së bananes të fërkoni zonat me rrudha dhe të mos e fshini apo lani fytyrën për 30 minuta dhe rezultatet do ju habisnin. Por rezultati mund të jetë edhe më interesant nëse lëkurën e prerë hollë të bananes do ta përzieni me një të verdhë veze dhe me këtë përzierje do të lyeni fytyrën duke e mbajtur 5 minuta.

5-Është provuar gjithashtu se konsumi i lëkurës së bananes rregullon cilësinë e gjumit. Kjo për arsye në lëkura e bananes është e pasur me “tryptopan” – një kimikat natyror që ndihmon për një fjetje të rehatshme. Sigurisht që askush nuk mund të ndihet rehat duke ngrenë lëkurë bananeje para gjumit, por ju mund ta fusni atë në një shtrydhëse frutash ose mund të hani copëza të saj duke i lyer me mjaltë.

6-Në lëkurën e bananes fshihet edhe një element që ndihmon shikimin – “luteini”. Ai është një antioksidant i fuqishëm që mund të neutralizojë radikalet e lira të dëmshme si dhe të mbrojë sytë nga rrezatimi i dëmshëm diellor. Po kështu, ky kimikat zvogëlon rrezikun e zhvillimit të katarakteve ose degjenerimit makular për shkak të moshës.

Konsumi i lëkurës së bananes mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak duke ruajtur një zemër të shëndetshme. Lëvozhga e bananes përmban fibra më të tretshme se sa vetë frutat, ato zvogëlojnë thithjen e kolesterolit në qarkullimin e gjakut, apo më saktë e detyrojnë atë të kalojë jashtë trupit tuaj, në mbetje, në vend që të bllokohet në arteriet tuaja.

7-Lëkura e bananes mund të përdoret edhe për shkatërrimin e zonave në lëkurë që në gjuhën popullore quhen “iriqë” apo “lytha”. Mjaft që sipër “iriqit” të vini një sasi lëkure bananeje të shtypur, të siguruar me adeziv (leukoplast), dhe ta lini gjatë gjithë natës duke e përsëritur edhe gjatë natës vijuese, derisa lythi të bjerë.

8-Lëkura e bananes mund të shërbejë edhe për qëllime të tjera që nuk kanë lidhje me shëndetin. Kështu, me lëvoren e bananes ju mund të fshini këpucët, artikujt prej lëkure dhe argjendi me qëllim për t’i pastruar për t’i bërë ato të shkëlqejnë.

Është përmbajtja e kaliumit që e bën lëvozhgën ideale për këtë. Përdorni anën e brendshme të lëvozhgës në të gjithë zonën që dëshironi të pastroni derisa të përftohet një sipërfaqe me shkëlqim.

Health & Human Research.org

Përktheu dhe përgatiti TIRANA TODAY

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Hyn në fuqi vendimi/ Rregulla më të rrepta për hyrjen në Gjermani

Në Gjermani hynë në fuqi sot rregulla më të rrepta të hyrjes në vend, për shkak të pandemisë Corona. Në Aeroportin e Frankfurtit mbi Main,...

U plagos aksidentalisht gjatë kapjes së Orges Bilbilit, Lleshaj viziton qytetaren në spital

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar ditën e sotme në spital qytetaren e cila u plagos gabimisht, gjatë aksionit për kapjen e Orges...

“Fundjavë Ndryshe” pranë qytetarëve, pas Korçës shpërndan 45 ton ndihma në Shkodër

“Fundjavë Ndryshe” është duke vazhduar aksionin masiv të shpërndarjes së ndihmave në të gjithë Shqipërinë. Pas qytetit të Korçës, ku u shpërndanë 45 ton...

Mbretëria e Bashkuar vijon të shënojë shifra të larta, bilanci i viktimave në 24 orët e fundit

Mbretëria e Bashkuar po përjeton ditët e saj më të vështira që nga shpërthimi i koronavirusit në vend. Mediat britanike kanë publikuar bilancin e 24...

Numri i viktimave vijon të jetë në rënie në Itali, bilanci për 24 orët e fundit

Situata nga koronavirusi duket të jetë stabilizuar në Itali, teksa numri i viktimave po shënon rënie nga dita ditës. Në 24 orët e fundit në...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT