Siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga autoritetet zyrtare, një testim i ri për koronavirusin do të zhvillohet në Shqipëri.
Bëhet fjalë për testimin serologjik që, sipas Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu do të nisë të kryhet nga e hëna, për grupet e rrezikuara, duke filluar nga personeli mjekësor.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Manastirliu ka zbuluar për opinionin publik se si do të funksionojë ky testim i ri.
“Gjatë inspektimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në laboratorin e dytë ku do të kryhen testimet për #COVID19.
Një testim i ri serologjik do të nisë të kryhet nga e hëna, për grupet e rrezikuara, duke filluar nga personeli mjekësor”, shkruan Ministrja e Shëndetësisë.