E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Teste falas për koronavirus për të gjithë ata që kthehen në Gjermani

Gjermania ka vendosur të ofrojë teste falas për koronavirus, për të gjithë ata që kthehen në të gjitha aeroportet gjermane.

Sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, kjo masë është marrë në përpjekje për të parandaluar rritjen e numrit të rasteve për shkak të udhëtimeve gjatë muajve të verës.

“Scheengenvisainfo” raporton se testimi fillimisht nuk do të jetë i obligueshëm dhe se shteti do t’i mbulojë shpenzimet për të gjitha rastet.

“Ata që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë duhet të testohen dhe ata që kthehen nga vendet pa rrezik gjithashtu do ta kenë mundësinë”, tha ministrja rajonale e Shëndetësisë në Berlin, Dilek Kalayci,

Sipas saj, personat që kthehen nga vendet pa rrezik nuk do të testohen në aeroporte, por do të marrin test falas nga autoritetet shëndetësore lokale.

Qendrat e testimit do të vendosen në të gjitha aeroportet, ndërsa personat që që nuk dëshirojnë të testohen ose ata që dalin pozitivë në testin për koronavirus do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Mjeku Pipero tregon se kur do të jetë fundi i pandemisë në Shqipëri

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...