E mërkurë, 20 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

Terror në plazhin e Jalit, sherr masiv në zonën VIP të një lokali

Mbrëmjen që lamë pas, pushuesit në zonën e plazhit të Jalit janë tronditur nga të shtënat me armë zjarri në ambientet VIP të një diskoje të njohur në zonë. Mësohet se një grup personash kanë përdorur armët në ambientet e lokalit, për shkaqe ende të paqarta.

Konflikti është shënuar rreth orës 2 e 30 minuta pas mesnate, në ambientet e një lokali në Jal, që njihet si një nga plazhet më të frekuentuara në vendin tonë.

Burime jo zyrtare raportojnë për një vajzë të lënduar nga xhamat e thyer, si pasojë e përleshjes mes të rinjve.

Kanë qenë pushuesit ata që kanë telefonuar policinë, dhe sipas tyre, ka patur edhe të shtëna me armë, por në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Nga policia ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ngjarjen, dhe personat e përfshirë në konflikt.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...