Ditën e sotme është shënuar temperatura më e lartë në qytetin e Elbasanit. Termometri ka shënuar 39°C ndërsa temperatura më e lartë në Tiranë për sot ka qenë 35°C.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, “zjarri me origjinë nga Afrika e Veriut do të vijojë edhe për ditën e nesërme. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore. Temperaturat në orët e mëngjesit do të pësojnë rritje duke u luhatur nga vlerat 18-24°C ndërsa ato në vlerat e mesditës pothuajse me ato të ditës së sotme, 37-38°C”.