E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Tërmeti/ Zbulohen dëmet brenda Kryeministrisë

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme kolosale edhe tek selia e Kryeministrisë. Sallat ku shpesh herë kemi parë që të organizohen edhe aktivitete të ndryshme janë dëmtuar. Tashmë ka filluar puna për rikonstruksionin e tyre.

Ky fakt është bërë me dije nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, i cili ka postuar disa foto në rrjetet sociale. Ai thekson se në sallën dopio-volum të hartave, strukturat mbajtëse kanë pësuar plasaritje.

“Kryeministria gjithashtu u troshit nga tërmeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave, strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje.

Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme – përfshi bazamentin – u përforcuan në pikëpamje konstruktive dhe u sollën në norme sizmike, duke shpëtuar me siguri qëndrueshmërinë e objektit.

Tani kjo sallë e bukur, me karakter të theksuar monumental, po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni”, shkruan Shkreli.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...