Kryeministri Edi Rama teksa ka inspektuar një nga spitalet në QSUT, i cili pati dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, ka bërë me dije se qeveria po punon për të lidhur një marrëveshje me një kompani turke që merret me ndërtime të banesave antisizmike dhe ekologjike.
“Suvatë, ç’e pyet, shto ujë e shto miell. Tenderat, tenderat. Muri nuk ka asnjë lidhje me qëndrueshmërinë. Por kur prishet mund të jetë i rrezikshme. Edhe në rast tërmeti me kartonxhes është e padëmshme kur bie. Dhe kostoja është më e lirë. Ne do të bëjmë një negocim dhe besoj se do ia dalim, me një kompani të madhe turke që është e certifikuar ndërkombëtarisht.
Punon me tregun deri në Amerikë. Do bëjmë një super marrëveshje për shtëpitë, antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit. Dhe i thashë që ta na japë një ofertë dhe për qendrat shëndetësore, pasi kanë kosto shumë të ulët dhe janë super. Mund të bëjmë më shumë. Po bëjmë një punë me ta, që do na japë shumë sukses”, tha Rama.