Bota

Tërmeti në Turqi/ Disa pallate të shembura, njerëzit kërkojnë të afërmit


               Publikuar në : 20:21 - 24/01/20 B H

Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë pasditen e sotme duket se ka sjellë shumë dëmtime materiale.

Video të ndryshme të pallateve të shembura vijojnë të shpërndahen në rrjetin social Twitter dhe pamjet duken me të vërtetë të rënda.

Në pamjet e publikuara duken forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë, ndërsa njerëz të tjerë dëgjohen duke thërritur për të gjetur të afërmit e tyre.

Deri më tani flitet për 2 persona të lënduar, ndërsa autoritet vendase i kanë bërë thirrje qytetarëve të mos bllokojnë linjat telefonike, pasi dikush mund të ketë nevojë për ndihmë.

Duke iu referuar Qendrës Evropiane Mesdhetare të Sizmologjisë bëhet me dije se tërmeti mund të jetë ndjerë nga 120 milionë njerëz.

Ndërkohë për të gjithë qytetarët e prekur janë krijuar hapësira për akomodimin, por sërish një pjesë e madhe e tyre qëndrojnë ende në rrugë.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT