Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar pas tërmeteve që goditën qytetin e Korçës. Në një postim në rrjetet sociale, Panariti shkruan se apeli i presidentit për tërmetin e fuqishëm, duhet marrë seriozisht.
“Sapo ra tërmet i fortë në Korçë..!Merreni seriozisht apelin e presidentit, dhe sidomos shiheni mirë hartën poshtë, ajo është e 2019, reale dhe kërcënuese. Filloni lëvizni, sa nuk është vonë..”, shkruan ai.
Një tërmet me magnitudë 4.4 ka tronditur pasditen e së mërkurës juglindjen e Shqipërisë.
Sipas Qendrës Europiano-Mesdhetare të Sizmologjisë, tërmeti goditi në orën 16:21 rreth 124 km në juglindje të Tiranës dhe 11 km në juglindje të Korçës, në një thellësi prej 10 kilometrash.