E premte, 26 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Tërmeti në Korçë, Basha: Banorët në qiell të hapur, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një tërmet i fuqishëm goditi mëngjesin e sotëm Korçën, ku dhjetëra banesa kanë mbetur të dëmtuara. Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ën thirrje që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur, si dhe të dedikohen fonde për shtëpitë e dëmtuara.

Në një postim në Twiter, Basha shprehet se “Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre”.

Postimi i plotë i Bashës:

Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar.

Duhet shpallur menjëherë gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur dhe duhen dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale shteti duhet t’ju ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të  paaftësisë apo lojrave politike, por duhet vepruar menjëherë dhe me veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur.

Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale, shteti duhet t’u ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

Nga: Auron Tare Disa vite më parë, isha ftuar në Nju Jork dhe Uashington DC, për të prezantuar në “Explorer Club” dhe “National Geographic”, projektin...

“Duhet të kujdesem për veten”, Fifi lë shtëpinë e “Big Brother VIP”

Pas incidentit të së martës ku shumë banorë kërkuan që Fifi të largohej, duket se sot ajo ka marrë vendimin final. Fifi ka vendosur...

Abuzoi seksualisht me nipin 8-vjeçar, arrestohet 45-vjeçari nga Prizreni

Një shtetas i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeçar, bëhet me dije se është vënë në pranga. Bëhet...

Fifi i shkruan letër vetes në “Big Brother VIP”

Fifi ka qënë në një gjendje jo të mirë emocionale pas debatit me opinionisten Balina Bodinaku. Ajo ka zgjedhur t’i drejtojë një letër vetes...

Vuçiç jep alarmin: Lindshmëria është e ulët, po shuhemi si komb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë alarmin për shuarjen si komb, pasi ka rënë në mënyrë të ndjeshme lindshmëria. Duke marrë shkas nga...