Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur Taxhikistanin. Lëkundjet e forta janë ndjerë mëngjesin e sotëm, ku për pasojë janë shembur ndërtesa dhe kanë humbur jetën të paktën 5 persona.
Tërmeti ka qenë shumë i fortë dhe është ndjerë edhe në Turkmenistan. Autoritetet kanë dhënë alarmin, se dhjetëra shtëpi janë shembur.
“Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar”, thanë autoritetet. Linjat e energjisë janë dëmtuar në 3 fshatra, atje ku në fakt ishte edhe epiqendra e tërmetit.
Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, ka urdhëruar një komision hetimor të kryesuar nga kryeministri.