E enjte, 19 Maj, 2022
24.5 C
Tirana

Tërmeti i fortë nënujor trondit Indonezinë, nuk ka paralajmërim për cuunami

Një tërmet i fortë nënujor tronditi Indonezinë qendrore të hënën por nuk u raportua dëme serioze, dhe fatmirësisht nuk ka paralajmërim për cunami. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti me magnitudë 6.2 ishte përqendruar në një thellësi prej 10 kilometrash, në perëndim-veriperëndim të Luwuk, një qytet në provincën Qendrore Sulawesi.

Zyrtari indonezian i Agjencisë së Meteorologjisë dhe Gjeofizikës, Taufan Maulana tha se tërmeti u ndje në shumë pjesë të provincës por nuk kishte rrezik nga një cunami, shkruan PhysOrg.

“Ndjeva se dridhja ishte e fortë … njerëzit po vraponin nga shtëpitë e tyre,” tha Muhamed Rusli, një banor i qytetit Ampana. Ai tha se shumica e njerëzve u larguan nga frika dhe kishte një ndërprerje të energjisë pas tërmetit.

Indonezia, një arkipelag i gjerë me 271 milion banorë, goditet shpesh nga tërmete dhe shpërthime vullkanike për shkak të vendndodhjes së saj në “Unazën e Zjarrit”, një hark vullkanesh dhe shkëputjesh tektonike në Pellgun e Paqësorit.

Në janar, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi të paktën 105 njerëz, 6,500 të plagosur dhe më shumë se 92,000 banorë u zhvendosën në provincën Sulawesi Perëndimore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...