Kryesore

Tërmeti i 21 shtatorit që tronditi Shqipërinë, Turqia ndihma për të prekurit


               Publikuar në : 09:37 - 10/10/19 Enno

Turqia ndihmon Shqipërisë me bazë materiale të një vlere monetare prej 350 mijë euro, pas tërmetit të 21 shtatorit që tronditi vendin.

Në prani të ambasadorit Turk në Shqipëri, SH.T.Z . Murat Ahmet YȪRÜK, zv.ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile Haki Çako mbërritën në drejtorinë e Rezervave Materiale të shtetit kamionët me ndihma të ardhura nga Turqia.

“Ndihma e popullit turk që është më shumë se sa mik për ne, është shumë e çmuar. Sigurisht bashkë me Turqinë ne i përgjigjemi shumë sfidave globale të sigurisë dhe paqes. Bashkë kemi qenë në Afganistan, në shumë misione ndërkombëtare, jemi bashkë në Detin Egje për të penguar emigracionin e paligjshëm. Por ky moment bashkëpunimi në situata të një emergjence është edhe më zemërprekës”, u shpreh Zv.ministri i Mbrojtjes.

Po ashtu, ambasadori i Turqisë përçoi me të tjerash një mesazh solidarizuese të Presidentit Erdogan për Shqipërinë.

“Si një shtet që e kemi përjetuar tërmetin dhe nga kjo fatkeqësi kemi pasur edhe humbje njerëzish arrijmë ta kuptojmë mirë gjendjen e vëllezërve tanë shqiptarë. Shpresojmë që kjo ndihma jonë të jetë e rëndësishme në këtë situatë. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë në ditë të vështira dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë”, pohoi ambasadori.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT